Hetimet për dosjen e 'check up' vijojnë, disa qytetarë nga Elbasani thirren në SPAK të dëshmojnë

2 Gusht 2023, 10:49| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 01:06

  • Share

Disa qytetarë nga Elbasani janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”

Ata janë qytetarë që kanë kryer check up, dhe janë njoftuar të paraqiten në SPAK.

Ata janë thirrur sot të paraqiten tek Byroja Kombëtare e Hetimit për marrjen e të dhënave në funkison të procedimit nr.122 të vitit 2020.

Report TV mëson se ata janë qytetarë që kanë kryer check up dhe janë thirrur si dëshmitarë për tu përgjigjur pyetjeve, sa herë kanë kryer check-up (kontrollin mjekësor),apo në cilat qendra shëndetësore, raporton gazetari i Report TV, Sokol Dema. 

Hetimet për koncesionin e Check Up vijojnë prej 3 vitesh, lidhur me këtë çështje në korrik të 2022 është marrë në pyetje edhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Për të njëjtin hetim vitin e kaluar është pyetur më herët  ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

Dosja është ende në fazë hetimi dhe nuk ka të pandehur.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 02/08/2023 13:54

    Një brravo të madhe për herojt e SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?