Hetimet për bilancet, Guardia di Finanza në zyrat e Inter-it

21 Dhjetor 2021, 19:22| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:29

  • Share

ITALI- Guardia di Finanza ka zbarkuar edhe në zyrat e Interit në kuadër të një hetimi të nisur nga prokuroria e Milanos për dyshime me mundësinë e falsifikimit të bilanceve për vitet 2017-2019.

Bëhet fjalë për marrjen e një numri të konsiderueshëm të lojtërëve, jo të nivelit të lartë, përfshirë këtu edhe sektorin e të rinjve. E më konkretisht  nën objektiv janë disponimi i portierit rumun Ionut Radu (24 vjeç), i sulmuesit Andrea Pinamonti (22 vjeç, i huazuar te Empoli) dhe i mbrojtësit belg Zinho Vanheusden (22 vjeç, në huazim te Genova).

Sot, me urdhër të zv.prokurorit. Giovanni Polizzi, i cili hapi hetimet e koordinuar nga zv.prokurori Maurizio Romanelli, ata u paraqitën në selinë e Interit për të marrë dokumentacionin e nevojshëm.

Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim të klubit, ku thuhet se nuk kanë bërë asnjë shkelje.

“Pasqyrat financiare të kompanisë janë hartuar në përputhje me rregullat. Asnjë zyrtarë i Interit nuk është nën hetim. Siç theksohet edhe në deklaratën e prokurorisë, bëhet fjalë për hetime paraprake”, thuhet në reagimin e Inter. 

Inter nuk është i vetmi klub i Seria A ndaj të cilit kanë nisur hetimet. Kujtojmë që më herët, ka qenë Juventus si edhe  Napoli, sipas së cilëve thuhet se kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?