Lulzim Basha

Heshtja për kërkesën për takim/ Basha refuzon prej një muaji e gjysmë Zef Mazin

11 Gusht 2020, 12:49| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 12:55

  • Share

Opozita konsumon thuajse çdo ditë një sasi të madhe retorike në lidhje me integrimin. Orët e fundit brenda partive opozitare ka pasur shumë entusiazëm në lidhje me një intervistë të një zyrtareje të ministrisë jashtme gjermane, që deklaronte se Maqedonia e Veriut do ta mbajë konferencën ndërqeveritare para Shqipërisë. Nuk duhet harruar se ky është një vendim i Këshillit Evropian dhe jo i një zyrtari të një shteti anëtar.

Ilir Meta dhe Zef Mazi

Përtej këtij interesi i cili përdoret vetëm për përfitime politike, kreu i opozitës së sotme, sipas burimeve të sigurta diplomatike, vijon të refuzojë kërkesën e kryenegociatorit Zef Mazi për një takim të parë njohjeje. Burimet thanë se me gjithë kërkesën e paraqitur nga Mazi që në ditët e para të marrjes së detyrës, në fund të qershorit 2020, nga zyra e Lulzim Bashës vijon të heshtet prej një muaji e gjysmë.

Gramoz Ruci dhe Zef Mazi

Mazi ka pasur deri më tani takime me presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi dhe ambasadorët kryesorë të BE, pa harruar takimet me komisionerët evropianë në Bruksel.  Refuzimi i Bashës për të takuar personin përgjegjës për negociatat me BE është një sinjal i qartë i karakterit sipërfaqësor e deklarativ që integrimi evropian ka në rangjet e larta të politikës shqiptare./JavaNews

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 11/08/2020 17:42

    E po loqke mbeti ky Lulzim bexhixhka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?