Heronjtë nuk kanë brirë, janë mes nesh, duhen bërë shembull

10 Prill 2020, 16:32| Përditesimi: 10 Prill 2020, 16:35

  • Share

Polici i “Shqiponjave” meriton mirënjohje publike dhe gjithë shpërblimet e mundshme, plotësisht të merituara

Nuk duhet shumë për t’u kthyer në shembull, apo pak më folklorik, në hero. Mjafton të kryesh me përkushtim punën tënde. Prej më shumë se tre muajsh kemi heronjtë në të bardha kudo në botë dhe në Shqipëri, por sot kishim dhe një hero në blu. Polici i “Shqiponjave”.

Dyshoi, investigoi, reagoi, rrezikoi, arrestoi. Dhe jo një vagabond, a kokënxehtë dosido lagjieje, por një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht.

Nuk e di cfarë parashikohet në këto raste, por ai djali meriton mirënjohje qytetare, mirënjohje nga trupa e policisë, mirënjohje monetare, e pastaj ndoshta dhe gradim, apo si mund te jenë këto punët e policise. Ai ka treguar pikërisht karakteristikat e nje mbrojtësi të jetës publike: Inteligjencë, guxim, veprim, vendosmeri, ligjzbatim. E me këtë, ndoshta mund të ketë shpëtuar edhe jetën e ndonjë kolegu, qe dikur do t’i binte rasti të përplasej me këtë person të rrezikshëm e të armatosur.

Duhet bërë shembull, sepse na duhen shembuj të tillë. Na duhen shumë. Na duhen sidomos për rinine. Por edhe për të gjithë ata që punën e shtetit e shohin si parcelë ku mund të mbjellin e korrin në cdo stinë. Faleminderit për kryerjen e detyrës.

Komento

Komente

  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 11/04/2020 09:57

    Laluceri e gjalle bravo policit ti jepet shperblimi 50 mijë euro qe kapi lalucine

    Përgjigju
  • Tahiri: 11/04/2020 09:17

    Bravo çuna!

    Përgjigju
  • Ilir: 11/04/2020 00:06

    Kështu duhet të jetë,nëse duam rend,,

    Përgjigju
  • Mollosi: 11/04/2020 00:00

    ..eshte Lab me siguri!

    Përgjigju
    • Tripoli: 11/04/2020 18:33

      Leberit jane hajdutet me te medhenj ne Tiarane.... Ky eshte djale puntor nga Dibra.

  • Isufi: 10/04/2020 16:58

    Bravo o qofte. Mereni bejeni drejtor policie se keni lene ata plerat qe kane 30 vjetqe vetem vjedhin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?