Foto ilustruese

Heroinë, kanabis dhe dhunë në familje, 13 të arrestuar në Tiranë! Dy prej tyre të shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohen

16 Shkurt 2022, 15:32| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 15:34

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim nga autoritetet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar i shpalluri në kërkim me inicialet S. (A). K. (A)., 34 vjeç i cili akuzohet për plagosje me dashje dhe për shitje pa leje të armëve të ftohta. Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj këtij personi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

46-vjeçari A.I., u prangos pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Kanosja’, ndërsa E. Gj., 35 vjeç, dhe E. P., 16 vjeç u arrestuan pasi policia i gjeti gjatë kontrollit fizik kanabis sattiva. E. H., 36 vjeç u kap me heroinë ndërsa 52-vjeçari B.Z., u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten.

Gjithashtu edhe një 36-vjeçar u prangos pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, kurse 45-vjeçari P.A., ra në pranga pasi po drejtonte makinën pa patentë.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 13 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndyshme penale. Specialitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit në kërkim S. (A). K. (A)., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e kryer në bashkëpunim. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Sarandë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit A. I., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Kanosja".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- E. Gj., 35 vjeç, dhe E. P., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa;

- E. H., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Z., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- S. N., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

- V. G., 42 vjeç, A. R., 43 vjeç, B. M., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

- M. B., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?