Heritage e Luxforsale, platformë pasurish të paluajtshme! Prezantohet standardi i jetës së luksit në Shqipëri

21 Prill 2023, 12:20| Përditesimi: 21 Prill 2023, 19:26

  • Share

Investitorët apo klientët, jo vetëm nga Shqipëria por e gjithë bota që janë të interesuar për të blerë pasuri luksoze të paluajtshme në vendin tonë, por edhe në  shtete të tjera në zonën e Ballkanit, tashmë do ta kenë më të lehtë të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Kjo do të arrihet nëpërmjet platformës së parë të investimeve dhe financimit të pasurive të paluajtshme, Heritage, e cila sjell në Shqipëri markën e famshme italiane, Luxforsale. CEO i kësaj kompanie tregon arsyen se përse zgjodhi që të vinte në Shqipëri.

"Kemi shumë besim tek tregu shqiptar. Ne mendojmë se interesi nga Italia dhe Evropa për Shqipërinë ka rritje. Mund të arrijmë shumë lart në përfaqësimin e Shqipërisë dhe pronave Shqiptare tek investitorët. Interesi nga investitorët është shumë i lartë, sidomos nga Arabia, Italia. Luxforsale është e specializuar për produkte luksi dhe minimumi i investit është 500 mijë euro", tha CEO i Luxforsale, Claudio Citza.

Ndërsa CEO i Heritage SHPK dhe Heritage Ltd (UK), Dorian Husi, thotë se qëllimi i Heritage është të maksimizojmë investimet në pasuri të paluajtshme, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar, duke ofruar shërbime cilësore si menaxhimi i pronave, zhvillimi i projekteve dhe marketingu. Ata gjithashtu ofrojnë mjete inovative financimi, si croëdfunding, dhe në të ardhmen, synojnë të zhvillojnë një platformë tregtare online për investitorët e tyre siç janë agjencitë imobilare apo ndërtues, e cila do t’u sigurojë atyre akses në tregjet ndërkombëtare.

"Haritage përfaqëson Luxforsale për Shqipërinë. Synimi jonë është që të krijojmë sa më shumë partneritet me agjenisi realestate, ndërtues me qëllim njohjen e tyre jashtë.  Ne mundohemi si Haritage që të sjellim sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri që të bëhen pjesë e një prone këtu", tha Ceo i Heritage, Dorian Huti.

Heritage dhe Luxforsale, e fokusojnë veprimtarinë e tyre në prona luksoze dhe deri më tani kompania ka klientë nga mbi 150 vende të botës, gjë e cila pritet që të ndikojë pozitivisht dhe në ekonominë shqiptare.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?