Në mes presidenti i FSHP Elez Gjoza dhe peshëngritësi Briken Calja

Hera e parë pas 24 vitesh, peshëngritja shqiptare jashtë Olimpiadës! Shpresa e vetme te ftesat

5 Prill, 10:22| Përditesimi: 5 Prill, 10:27

  • Share

Për herë të parë pas 24 vitesh peshëngritja shqiptare nuk do ketë asnjë përfaqësues në Lojërat Olimpike. Kjo sepse shpresa e fundit, Briken Calja, u rendit i 10 në dy garësh në Botërorin e Tajlandës, që ishte edhe eventi i fundit kualifikues për Paris 2024.

Peshëngritësi shtërmas e mbylli garën i pari në baderinë e tij, por me zhvillimin e baderisë A situata u përmbys. Calja, një sportist kampion Europe dhe Bote, nuk ia doli për 4 kilogramë. Tani shpresa e fundit mbetet që Shqipëria të përfaqësohet me ftesë nga federata botërore e peshëngritjes në Lojërat Olimpike. Gjithsej në dispozicion janë 3 ftesa për meshkuj dhe 3 për vajza.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?