Heqje dorë nga amnistia fiskale për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri? Përgjigjet ministri i Ekonomisë

18 Tetor 2023, 12:19| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 12:21

  • Share

1697621910_mete.jpg

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete është pyetur nëse është hequr dorë nga amnistia fiskale si një kriter për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. Mete tha se puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri po vazhdon dhe sipas tij është detyrim për të realizuar këtë gjë, e kur të arrihet do të jetë lajm i mirë. Sa i përket heqjes dorë nga amnistia fiskale, ministri shtoi se kjo do të diskutohet me ndërkombëtarët dhe deri më tani sa i përket kësaj nuk ka asnjë zhvillim.

“Puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga zona gri po vazhdon, nuk është lajm që po punohet për këtë. Është detyrimi ynë dhe ka pasur një angazhim ndërinstitucional serioz për të arritur këtë dhe kur të arrihet do të jetë një lajm i mirë për të gjithë.  Amnistia fiskale ka qenë një iniciativë që siç është thënë edhe më parë do të diskutohet me partnerët. Nuk do të merren veprime që mund të bien ndesh me praktika të ngjashme që mund të jenë marrë në vende të tjera dhe unë nuk mund të them asgjë me tepër nga ajo çfarë është thënë më parë” tha ministri.


Lajmi kryesor:

Ndryshon buxheti 2023, rishpërndahen 46 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë, fermerët përfitojnë 1.8 mld lekë për naftën dhe skemat mbështetëse


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?