Sport

Heqja e pasaportave diplomatike për kombëtaren, reagon Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë, u mbaron vlefshmëria si çdo mjeti tjetër identifikimi

1 Prill 2021, 15:50| Përditesimi: 1 Prill 2021, 16:00

  • Share

1603369244_olta.jpg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas heqjes së pasaportave biometrike për futbollistët e kombëtares të cilët i morën në vitin 2016.

Xhaçka shkruan se vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Më tej ministrja shton se sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

‘Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.  Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.’- shkruan Xhaçka.

 

 


Lajmi kryesor:

Ia dha pas kualifikimit për herë të parë në Europian, MEPJ i heq pasaportat diplomatike kombëtares


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?