Gabriel Escobar

Escobar ‘shuplakë’ Kurtit: Vendimi për heqjen e dinarit serb, katastrofal! Kosova të reflektojë shqetësimet e ndërkombëtarëve

12 Mars, 16:05| Përditesimi: 12 Mars, 17:15

  • Share

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një konferencë online për mediat nga Brukseli ka folur rreth Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Escobar pritet që këtë javë të vizitojë Prishtinën.

“Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin…”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe “më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“ I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

“Ne nuk po e vëmë në diskutim legjitimitetin e vendimit, por zbatimin e tij. Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar që të gjejmë një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik”.

“Kemi probleme komunikimi me kryeministrin e Kosovës, dhe nuk është vetëm SHBA-ja, është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shtuar Escobar.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?