Kronikë

Heqja e aboneve për 3 muajt e verës, qytetarët për Report Tv: Ndikon negativisht se s'kemi ndonjë lekë të madh (VIDEO)

31 Maj 2021, 13:13| Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:41

  • Share

TIRANË- Heqja e aboneve të përgjithshme për 3 muajt e verës, për qytetarët është një vendim jo i drejtë pasi ndikon drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët shprehen se ata duhet të lëvizin me më shumë se një autobus në ditë, për këtë arsye kërkojnë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

"Nuk është mirë se llogarite që janë dhe studentë  dhe të moshuar që nuk e kanë të mundur që të paguajnë orë e minutë për autobusin, 400 lekë nuk janë pak. Kur përdoren disa linja, të shkon më shtrenjtë"

"Se mos kemi ndonjë lekë të madh ne që të japim lekë nga xhepi, se ashtu i merrnin njëherë në muaj, gjynah për popullin, boll e rropën popullin,deri në pikën e fundit"

"Ndikon negativisht normale, dihet ajo punë, e përdor shpesh autobusin"

"Ndikon shumë keq se ne lëvizim shumë me abonetë, përdor disa linja"

"Turp kush t'i ka hequr se pandemia po, të gjitha gjërat po, populli ka rënë në zero"

"Shumë gabim, se punën e kam me 2 abone, kjo është rritje abone, s'më leverdisë me lekë në dorë. InshAllah rregulloret", thanë disa nga qytetarët.

Për 3 muaj, nga qershori në gusht nuk do të ketë më në treg abone të përgjithshme për udhëtimin me transport publik në Tiranë dhe do të dalin sërish në qarkullim në shtator. Kjo periudhë kohe, sipas Bashkisë do të shërbejë për një analizë të situatës, në kushtet kur ka ankesa nga qytetarët, siç theksohet, për mungesën e urbanëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?