Hepatiti akut që po prek fëmijët, mjeku Llajo: Numri në botë po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues! Nuk është i transmetueshëm

28 Prill 2022, 19:12| Përditesimi: 28 Prill 2022, 19:28

  • Share

Hepatiti akut i cili është shfaqur kohët e fundit në botë dhe që deri në këto momente i ka marrë jetën 1 fëmije, prek mëlçinë tek fëmijët. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mjeku Vasil Llajo tha se sëmundja shkakton dëmtime të lehta, por mund të jenë edhe fatale. Numri i rasteve në vende të ndryshme të botës po rritet ngadalë, por kuadri klinik është shqetësues. Shkaku është mister, thotë mjeku, ndërsa shton se mund të jenë një adenao virus, një dëmtim i sistemit imunitar, apo edhe nga COVID.

‘Është një sëmundje e cila lokalizohet në mëlçi, si organi i preferuar i kësaj sëmundje dhe shkakton dëmtime të tilla që nga të lehta, deri në vdekje. Një fenomen i rrallë, për hepatitet që të denigrojnë deri në transplant të mëlçisë, dhe po shihen për here të parë. Numri i rasteve në shumë vende të botës po rritet ngadalë, por kuadri klinik i tyre është për tu shqetësuar. Është një hepatit pa shkak. Mund të jetë një adenao virus, mund të jetë një dëmtim i sistemit imunitar, nga COVID.’- tha mjeku, për gazetarin Arbër Hitaj.

Simptomat klinike, sipas mjekut Llajo, janë të vjellat e temperatura. Mjeku shtoi se sëmundja nuk është e transmetueshme dhe se prindërit nuk ka pse ti zërë paniku.

‘Simptomat klinike janë shenjat e para të vjellat, temperaturat. Në këtë fazë dhe kur bëhet shqetësues është kur fillon të ndryshojë, ngjyra urinës kur bëhet më e errët. Kjo tregon se po shkojmë drejt një kuadri klinik të këtij sëmundje.  Nuk dihet se kush e ka shkaktuar këtë sëmundje. Kemi mjekim sipas simptomave, por jo të sëmundjes. Prindërit mos t’i zërë paniku, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një sëmundje transmetuese.’- tha mjeku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?