Rama dhe Henry Kissinger

Henry Kissinger mbush sot plot 100 vite, Rama citon shprehjen e tij: Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë

27 Maj 2023, 10:10| Përditesimi: 27 Maj 2023, 10:12

  • Share

Një prej politikanëve amerikanë dhe studiuesve më me ndikim në politkibërjen e botës moderne, Henry Kissinger mbush sot plot një shekull jetë.  Urimin për të e kishte të rezervuarKryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm urimin e ditëlindjes për Henry Kissinger.

Rama publikoi në rrjetet sociale një foto të Henry Kissinger, teksa shkroi “Hapyy birthday Boss”

“Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë” – Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç”, u shpreh Rama.

Henry Kissinger, lektor për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit, ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë Henri Kisingeri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit. Ai shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe pastaj Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka këshilluar mbi politikën e jashtme shumë presidentë të tjerë amerikanë.

Në vitin 1973, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe mes të tjerash edhe Medalja Presidenciale e Lirisë dhe Medalja e Lirisë.  Ai është autor i shumë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është Kryetar i Kissinger Associates, Inc., një firmë konsultimi ndërkombëtare.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sunny tirana: 27/05/2023 15:52

    Kizinger nga njerzit me te respektuar ne amerike dhe jashte saj. Nje gjigand, qe po te kishte lindur ne amerike do ishte bere me siguri president.

    Përgjigju
  • Mish patate: 27/05/2023 15:32

    Ja Sufllaqexhinjt ne radhe per komente

    Përgjigju
  • Ani: 27/05/2023 14:18

    Te uroj nje jet sa me te gjat e te lumtur

    Përgjigju
  • dora: 27/05/2023 13:38

    gezuar ditelindjen inteektualit henrz kissinger

    Përgjigju
  • vera: 27/05/2023 13:38

    shendet e mbaresi diplomatit henry kissinger

    Përgjigju
  • klodi: 27/05/2023 11:24

    i madh

    Përgjigju
  • Enida: 27/05/2023 11:14

    Po mor shok vidh se keshtu e krijon te ardhmen tende, per ate mendon ti dhe pastaj citon ata qe bene dicka per te ardhmen e te tjereve. Po si nuk bere dicka per kete popull? Kaq shume e urren valle?

    Përgjigju
  • Flora: 27/05/2023 11:03

    i urojme jete te gjate dhe shendet

    Përgjigju
  • era: 27/05/2023 11:00

    gezuar ditelindjen komandant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?