Helmohet nga kërpudhat 41-vjeçarja në Devoll, përfundon në gjendje të rëndë në spital

6 Nëntor 2023, 12:22| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 13:33

  • Share

Një 41-vjeçare është helmuar, pasi ka konsumuar kërpudha në banesën e prindërve te saj, në Devoll.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e dielë, kur 41-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

Policia thotë se 41-vjecarja ka konsumuar kërpudha në banesën e prindërve te saj.

Nga ana tjetër burimet konfirmojnë se kërpudhat nuk ishin të blera por të mbledhura në natyrë, të cilat konsumoheshin edhe nga familjarët e tjerë, por si duket vetëm 41-vjeçares i ka krijuar probleme shëndetësore.

Sipas burimeve ajo ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Korçës. Ndërkohë po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?