Helmohen pushuesit nga Kosova në Shëngjin, drejtori i AKU-së në Report Tv: Kemi marrë masa, nuk e kanë nga ushqimi

21 Korrik 2023, 13:12| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 14:01

  • Share

Drejtori i AKU-së në Lezhë, Besmir Frroku është prenconcuar për Report Tv pas incidentit me pushuesit në Shëngjin. Frroku thotë se janë marrë masat e nevojshme për inspektime.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Nertil Agallaiu, ai shton se pushuesit nuk janë helmuar nga ushqimi.

“Në dijeninë time kanë qenë 15. Megjithatë po e marrim 20. Kemi ngritur strukturat, kemi hapur procedurat e inspektimit. Kemi marrë masat e nevojshme. Nuk e kanë nga ushqimi. Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi fluks të shtuar dhe deri tani kemi bërë 120 inspektime. Supermarketet i kemi me inspektime, po inspektohen dhe kështu do bëhet deri në fund të sezonit.

Nuk ka asnjë lloj problematike që kemi konstatuar. “-tha Frroku.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtori: 22/07/2023 15:34

    O drejtor o drejtor ti ske shansin ma te vogel me i shku per kontroll as ladit e as albanit po leni denglat thuj troc une jam zar dhe pike. Per cfare frigoriferash flet ti naten qe jane helmu njerezit ske pase drita ne shnin o loqe te kane ardhe dritat ne 11 paradite o zariii

    Përgjigju
  • “Murri”: 21/07/2023 16:57

    Kosovarët të ruajnë vehten! Si mund të merren ushqimet nga Kosova në këto temperatura të jashtëzakonshme? Ka plot ushqime këtu dhe shumë të mira. Besmir Frroku është drejtori më korrekt dhe më i përkushtuari! Mos presin t’u “gatuaj” edhe ushqimet?!!! Faleminderit!

    Përgjigju
    • JOVAN BREGU: 21/07/2023 18:38

      Ka munsi e ka shkrujt vet ky "drejtori", do ket probleme t'thella identiteti se ska munsi tjeter...duket se ban shpesh si kto letrat anonime....

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?