Helmimi/Navalny transferohet për trajtim në Gjermani, gjendja e rëndë

22 Gusht 2020, 11:14| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 12:15

  • Share

Pas shumë përpjekjesh të bëra nga bashkëpunëtorët të tij, lideri i opozitës ruse Aleksey Navalny mbërriti në Gjermani. 

Ai ra në gjendje kome pasi konsumoi një gotë çaj, i cili sipas mbështetësve të kauzës së tij, përmbante subastanca helmuese për të cilën ata kanë akuzuar autoritetet e Kremlinit se po përpiqen të fshehin krimin. 

Paraditen e djeshme mjekët që e trajtuan atë në qytetin e Omsk, këmbëngulën se Navalny ishte shumë i sëmurë për t'u transferuar në Gjermani, por mbrëmjen e djeshme e pranuan kërkesën, duke e argumentuar se gjendja e tij ishte e qëndrueshme për të përballuar fluturimin.  Nga sot, Navalny do të trajtohet në spitalin Charité.

Pas transferimit, zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh falenderoi të gjithë për përkrahjen dhe theksoi se lufta për jetën e Navalny fillon tani. Ajo u shpreh gjithashtu se është për të ardhur keq që mjekët, edhe pse avioni dhe dokumentat e duhura ishin kishin qënë gati që nga dita e premte në mëngjes, kishin marrë aq shumë kohë për të aprovuar transferimin e kryeopozitarit të Putin.

Aleksey Navalny u sëmurë të enjten gjatë një fluturimi nga qyteti i Tomsk, në Siberi për në Moskë, dhe avioni me të cilin ai udhëtonte u detyrua të kryente ulje emergjente në qytetin e Omsk.

Mjekët pavarësisht deklaratave, se në organizimin e Navalny nuk është ngjetur asnjë substancë toksike, kanë deklaruar se në lëkurë e tij janë vërejtur disa elementë të dyshimtë.

Helmimi i liderit opozitar ka ngjallë reagime të shumta në arenën ndërkombëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel  dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë shprehur tejet të shqetësuar për shëndetin e Navalny. Ndërkohë edhe kandidati demokrat amerikan për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden e ka përshkruar si të papranuueshëm një veprm të tillë, i cili sipas tij vjen nga autokratë si Vladimir Putin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?