Helmimi i 6 nxënëseve nga gazi në Don Bosko, nën hetim drejtori i shkollës private dhe inxhinieri që montoi sistemin

21 Janar 2021, 12:11| Përditesimi: 21 Janar 2021, 12:17

  • Share

Drejtori i shkollës "Albanian Qatar Collage", Borsjan Spaho dhe Inxhinieri Eljon Dedja janë nën hetime në gjendje të lirë për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive".

Ata u proceduan pas rrjedhjes së gazit në shkollën jopublike "Albanian Qatar Collage", në "Don Bosko" në kryeqytet, ku u helmuan gjashtë nxënëse.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku në katin e parë të shkollës në një nga depozitat e gazit ka pasur rrjedhje gazi duke shkaktuar helmim tek disa nxënëse ku 6 prej tyre u dërguan në spital.

Shkak i rrjedhjes së gazit të lëngshëm propan buran ka qenë tejmbushja  e njërës prej depozitave. Pjesa më e rëndë në këtë histori ishte edhe fakti se depozita e gazit në shkollën private 'Albanian Qatar Colleg' në Tiranë janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës. Kjo shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI). Për këtë arsye nuk janë kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?