Helmimet rastet më të shpeshta
në urgjencë pas festave

2 Janar 2014, 20:04| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Në ditën e dytë të vitit 2014, Urgjenca e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” vijon normalisht punën. Kryeinfermieri i Urgjencës së Tiranës, Misir Stojku tha per mediat se naten  e ndërrimit të viteve jane  paraqitur në urgjencë rreth 22 raste ndërkohë 60 familje kanë kërkuar shërbimin e autoambulancës  në banesë.

“Personat e paraqitur në Urgjencë ishin me shenja helmimi, nga pijet alkoolike më së shumti dhe pak raste nga ushqimi”, sqaron Stojku, duke shtuar se pacientët pasi i janë nënshtruar trajtimit e kanë kaluar rrezikun. Sipas ATSh, shërbimi i Urgjencës në Tiranë është në gatishmëri të plotë me autoambulanca dhe personel mjekësor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?