Bota

Helmim masiv nga alkooli në Rusi, vdesin 35 persona, 7 të tjerë në gjendje të rëndë në spital

10 Tetor 2021, 22:56| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 14:44

  • Share

34 persona kanë humbur jetën në Rusinë jug-perëndimore pasi janë helmuar nga alkooli, ndërsa 24 të tjerë po marrin mjekim në spital, thanë autoritetet lokale.

Hetuesit në rajonin e Orenburgut hapën çështje penale pasi njerëzit filluan të vdisnin nga helmimi nga alkooli këtë javë. Policia ka arrestuar 10 persona deri tani, ndërsa hetimet për prodhimin dhe shitjen e alkoolit ilegal vijojnë.

"Janë 67 të helmuar nga alkooli në rajon, 34 prej të cilëve kanë vdekur," citohet të ketë thënë qeveria lokale e Orenburgut.

Shtatë nga personat që trajtoheshin në spital janë në gjendje të rëndë dhe katër prej tyre janë të intubuar, tha ajo.

Policia sekuestroi 2,000 shishe alkool dhe tha se kishte identifikuar metanol, i cili është toksik.

Rusët kanë pasur prej kohësh një reputacion si disa nga pijedashësit më të mëdhenj në botë, por konsumi ka rënë vitet e fundit, duke rënë 43% nga 2003 në 2016, tha Organizata Botërore e Shëndetit në 2019.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?