Helikopteri hapësinor i NASA-s zbarkon në Mars, udhëtimi filloi disa muaj më parë

18 Shkurt 2021, 22:23| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 08:03

  • Share

NASA ka shënuar një sukses tjetër në një mision hapësinor. Këtë të enjte, në planetin Mars ka zbarkuar helikopteri hapësinor, më e fundit e kompanisë pas një udhëtimi që nisi korrikun e kaluar.

Zbarkimi i helikopterit të emëruar "Perseverance" në atmosferën e planetit të kuq filloi pasditen e sotme dhe kaloi një proces 7 minutësh.

Sipas mediave të huaja, gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollonte helikopterin, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një "vinç qiellor", i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

'Perseverance' zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës hapësinore.

Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se helkikopteri hapësinor është e përgatitur për këtë sfidë.

Sonda 'Perseverance' është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter dron, të quajtur "Ingenuity", i cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars.

Shtetet e Bashkuara, veterane e udhëtimeve në hapësirë, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën që po dërgojnë sonda robotike në planetin e kuq. Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, disa të suksesshme e disa jo. Vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Fotot e para të ardhura nga helikopteri hapësinor

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Well done: 19/02/2021 01:08

    Good luck,Perseverancë & Ingenuity!

    Përgjigju
  • Toskë Gega: 19/02/2021 00:37

    A jeni si jeni o trima Marsianë! Lamë'tu'mirë!think of us in kindness!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?