(VIDEO + FOTO)Helikopterët britanikë ‘spektakël’ mbi sheshin ‘Skënderbej’! Ilir Xhebexhia: Demonstrim i partneritetit mes dy vendeve!

21 Janar, 20:22| Përditesimi: 22 Janar, 09:35

  • Share

Dy helikopterë luftarak të Flotës Mbretërore Britanike, dhuruan spektakël për qytetarët mëngjesin e së dielës, teksa fluturuan mbi Sheshin Skënderbej në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve.

Ky demonstrim, vjen edhe në kuadër të një sërë aktivitetesh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Komandant i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia tha se Forcat Speciale Shqiptare tha se Shqipëria po përgatitet intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashku me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë.

Përfaqësuesi i forcave ushtarake britanike tha se Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?