Benet Beci, Edi Rama dhe Elisa Spiropali

Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Spiropali: Projekt strategjik, tjetër ritëm zhvillimi për kryeqendrën e veriut

10 Janar, 19:27| Përditesimi: 10 Janar, 19:32

  • Share

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike e qarkut Shkodër është shprehur e entuziasmuar në lidhje me projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t'i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.

Postimi i plotë:

Lezhë - Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.

Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës ???????? ???????? do të kalojë nga Shkodra.

Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/01/2024 04:16

    I rane shkurt dhe kesaj rradhe me /gjysem te gatshme/ sic spostuan aeroportin nga Saranda ne Gjirokaster per hir te fushes ekzistuese te aviacionit dhe kesaj rradhe hekurudha per ne Shkoder eshte /gjysem e gatshme/,duhet vetem nje rindertim,apo rinovim,nuk do te fillohet nga 0.Vazhdimi pertej kufirit pastaj eshte /dhimbje koke/ e dikujt tjeter.

    Përgjigju
  • Alb: 11/01/2024 01:05

    Pupulli i nertoje dhe agjentura serbe me disa trathare politikaj shqiptre i shkatrruane, dhe qe ku jena sote pas 34 vitesh te funite ne rajon dhe funite ne BE

    Përgjigju
  • Alb: 10/01/2024 19:51

    Nuk ashte naj gja e re trenin e kena pas edhe fabrikate i kena pas por i shkatrrume

    Përgjigju
    • Muzaka i Ri: 10/01/2024 21:36

      Nuk ashte gja e re,ke te drejt ketu,e re eshte te na thuash kush i ndertoi dhe kush i shkaterroj.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?