Heidi dhe Romeoi puthen në shfaqjen 'Romeo dhe Zhuljeta'

Heidi dhe Romeo puthen në buzë në ‘Big Brother

14 Shkurt, 08:31| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:03

  • Share

Banorët realizuan shfaqen teatrale të Shekspirit, kryeveprën e dashurisë “Romeo dhe Zhuljeta”, në variantin e “Big Brother VIP 3”. Shfaqja u finalizua me një puthje të vërtetë mes Romeos dhe Heidit.

Heidi dhe Romeo kanë nisur një njohje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të sotëm, dy banorët rrëfyen ndjesitë, por edhe hezitimin për të vazhduar këtë romancë në “reality shoë”.

Romeo u shpreh se “muret” e shtëpisë e pengojnë, ndërkohë që edhe Heidi tha se dëshiron të jetë e kujdesshme, pasi i merr raportet shumë seriozisht. Marrëdhënien e konkurrentëve e komentuan edhe dy opinionistët. “Më duket sikur të dy kanë lindur bashkë, por kam frikë e babit të Heidit”, u shpreh Ori Nebiaj, duke iu referuar lidhjes që ajo nisi në “Grante Fratello” dhe e ndërpreu pas hyrjes së të atit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?