Kronikë

Betonizimi i Valbonës/ Gjykata e Lartë bllokon HEC-et e GENER 2, pranon kërkesën e banorëve dhe shoqërisë civile: Deri në një vendim të formës së prerë

21 Korrik 2021, 16:59| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 18:15

  • Share

TROPOJË-Valbona mund të shpëtojë nga betonizimi dhe shkatërrimi. Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë sot ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë nga kompania GENER 2, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje të rëndësishme. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën për pezullimin e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, duke ndaluar çdo veprim mbi Valbonë. Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga kompanitë  “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt.

Palë në këtë proces janë edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, institucione të cilat në kohë të ndryshme kanë marrë pjesë në dhënien e lejes për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Beteja kundër betonizimit të Valbonës ka nisur që në vitin 2015. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës kanë denoncuar falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun, që ishin pjesë e dokumentacionit të kompanive që morën të drejta për HEC në Valbonë. Kompanitë kanë paraqitur dokumentacion sikur banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve.

Por, banorët dhe shoqatat pretendojnë se firmat janë falsifikuar dhe se në listën e firmëtarëve kishte persona të vdekur tre vjet para përpilimit të procesverbaleve. Banorë të tjerë pretendojnë se nuk kanë firmosur kurrë. Gjykata e shkallës së parë në Tiranë rrëzoi banorët dhe vendosi në favor të kompanisë. Por, Gjykata Administrative e Apelit, në qershor të vitit 2019, vendosi të pezullonte punimet deri në një vendim të përfundimtar. Në këto rrethana ndodhi çudia. Disa javë më pas, gjyqtari Sami Ujkashi i gjykatës së shkallës së parë Tropojë vendosi të bllokonte zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e punimeve, duke vendosur kështu vijimin e punimeve.

Krahas betejës ligjore, që nga viti 2015 ka pasur protesta dhe rezistencë nga banorët e Dragobisë, të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Në disa raste janë bllokuar edhe rrugët, sidomos pas shpërthimeve të kryera prej kompanive, duke shkarkuar dëme në shtëpi dhe rrjeti elektrik. Ndërkaq, në vjeshtë e vitit 2018, grup aktivistësh ndërkombëtarë dhe banorë të luginës së Valbonës bllokuan për disa orë hyrjen e kantierit të hidrocentralit Dragobia. Megjithatë punimet vazhduan.  Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një nga pikat më të bukura natyrore të Shqipërisë dhe një atraksion turistik, që çdo vit i sjell të ardhura banorëve të zonës përmes vizitorëve dhe turistëve. Parku gëzon mbrojtje të veçantë nga ligji që vitin 1996.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për sigurimin e padisë

 

Vendimi i Gjykatës së Apelit 2018 që pezullon ndërtimin e HEC-ve në Valbonë
 

Vendimi i gjyqtarit Sami Ujkashi i shkallës së parë Tropojë që bllokon zbatimin e vendimit të Apelit (2019)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje keshille miqesore: 22/07/2021 20:31

    U lutem gazetareve qe ne artikuj te tille ne te ardhmen te saktesojn edhe emrin e ministrave qe ka dhene lejet/koncesionet, ne menyre qe mos te abuzohet me lloj lloj komentesh per sa u perket abuzimeve. Lexuesi duhet te informohet mbi detaje te tilla. Flm!

    Përgjigju
  • Elidon Dollapaj: 22/07/2021 10:44

    Gjykata jep vendimin per pezullimin e punimeve ndersa policia e tropojes bashk me kryetarin e bashkis se tropojes nuk marin as nje mas per ndalimin e punimeve por i lejojn te punojn edhe naten ky esht nje krim shum i madh i cili ju ka be valbones qytetit te bajramcurrit

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/07/2021 20:32

    Uroj me gjithë zemër! Në një spital në Milano në 2008 një italian më fliste me pasion për Valbonën e aventurat me kajak që kishte përjetuar! Dhe unë krekosesha për faktin që ndodhej në Shqipëri. Po t'a takoj prapë, në k di çfarë t'i them!!!!!

    Përgjigju
  • Jok: 21/07/2021 18:28

    Car sistemi, nje gjyqtar (per me teper nga Tropoja vete) rrezon vendim apeli. Gjoja kemi edhe ligj per konsultimin publik, aty dalin ca qe kane nderruar jete.

    Përgjigju
  • kaltra: 21/07/2021 17:12

    Mbase do shpetoj edhe natyra nga hijenat e Shqiperise ....

    Përgjigju
  • LORA: 21/07/2021 16:04

    Lajm i mire. Natyra eshte e shenjte dhe u perket te gjithe brezave,qe do kalojne mbi kete toke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?