Haxhinasto: Ulim koston e energjisë
elektrike për ndërmarrjet ujësjellëse

18 Tetor 2014, 13:31| Përditesimi:

  • Share
Impianti i ri i ujërave të zeza vihet në funksionim të plotë në qytetin e Shëngjinit. Ky qytet i cili tradicionalisht është kujdesur për ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane tashme gëzon edhe një investim të ri. Impakti pozitiv që ka dhënë Shëngjin gjatë sezonit turistik, është vlerësuar edhe nga Ministri i Transporteve Edmod Haxhinatso i cili inspektoi përfundimin e plotë të këtij investimi. Duke iu referuar kostove qe vijnë kryesisht nga konsumi i energjisë elektrike në ndërmarrjet e ujësjellsave, ministri Haxhinasto deklaroi se ato do të përballohen nga shteti, por ndërkohë do të bashkëpunohet me ndërmarrjet e ujësjellsave për t’i ulur këto kosto.

“Ka sfida që kanë të bëjnë me kostot e tij, kostot e operimit. Në fakt është një problem i përgjithshëm i gjithë sistemeve tona të ujësjellës kanalizimeve. Në strukturën e kostos së tyre është shumë madhore elementi i energjisë elektrike, bën që shteti të jetë vazhdimisht i angazhuar”, tha ai.

Ministri i Transporteve Haxhinasto informoi gjithashtu se shume shpejt do te nise edhe investimi për sistemin e ujësjellës kanalizime në Lezhë. Sipas tij ky investim do të ketë impakt më të madh për këtë zonë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?