Hauge i jep Milanit vendin e parë në grup/ Shorti për 1/16 të hënën, ekipet Big në vazon e parë (VIDEO-Golat)

11 Dhjetor 2020, 10:52| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 11:19

  • Share

Milani edhe pse me lojtarët e stolit fitoi në Pragë 1-0 ndaj Spartës vendase dhe e mbylli në vend të parë grupin H të Europa League. Vendosi goli i norvegjezit Hauge që në pjesën e parë dhe kuqezinjtë janë në vazon e parë për shortin e 1/16.

Si e para  e mbylli fazën e grupeve edhe Napoli pavarësisht se nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Real Sociedad. Në stadiumin “ Diego Armando Maradona”  Zielinski kalon napoletanët në avantazh por barazoi në 1-1 William Jose për spanjollët që po ashtu kalojnë në fazën tjetër.

CSKA-ja e Sofies e mposhti mbrëmë Romën 3-1 por kjo ishte një humbje që nuk ndikon aspak pasi verdhekuqtë i kishin mbyllur llogaritë dhe e kishin siguruar vendin e parë që më herët. Dy gola për bullgarët i shënoi  Ali Sowe, ish-lojtari i Skënderbeut.

Si i pari i grupit u kualifikua Tottenham që e fitoi 2-0 duelin direkt me Antverp në Londër ndërsa Arsenali e mbylli fazën e grupeve me të gjitha fitore pasi likuidoi edhe Dundalk 4-2 në transfertë. Ndërkaq janë përcaktuar të gjitha ekipet e fazës së 1/16 me 24 ekipet e kualifikuara dhe 8 që zbresin nga Champions League. Shorti do të hidhet të hënën në orën 13:00 dhe ekipet big janë në vazon e parë. Tre italianet Milan, Roma e Napoli apo edhe anglezet Arsenal, Manchester United , Tottenham e Leicester janë në vazon e më të fortëve dhe të paktën në 1/16 nuk do përballen mes tyre. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Ndarja e vazove në Europa League

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?