Hate Ora, artizanja kuksiane punon qilima për të huajt: Ka shumë interes nga turistët gjermanë dhe italianë

19 Gusht 2023, 16:58| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 17:07

  • Share

Të blesh punime artizanale është një nga kënaqësitë e udhëtimeve turistike.

Në qytetin e Kukësit, gjen gjithnjë e më shumë të huaj që kërkojnë të marrin me vete një pjesë të identitetit etnografik të zonës.

Hate Ora, është një ndër artizanet më të vjetra në Kukës.

69-vjeçarja punon sixhade apo qilima, të cilat janë më të pëlqyera nga turistët huaj se sa nga vendasit.

'Ka plot nga Gjermania, Italia, Çekia. I kam marrë porositë me shkrim. Tani po bëj porosinë e një turisteje gjermane, erdhi këtu bëri porosinë ka lënë adresën dhe do ia dërgojmë me postë.'- tha ajo.

Çfarë pëlqejnë?

'Rrugicat e vogla kryesisht.'- shprehet ajo.

Nga vendasit?

'Nga vendasit ka interes nga Kosova dhe nga Shqipëria. Tani po bëj sixhade me ngjyrat e detit. Kam kërkesa dhe për veshje, por s’më mjafton koha për ti bërë të gjitha'.- tha ajo.

Artizanja shton se turistët blejnë punime të cilat janë të gatshme por edhe me porosi të veçanta e te personalizuara.

Punimet e dorës janë kthyer jo vetëm burim punësimi por edhe asete turistike për Kukësin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?