Momenti kur Thaçi mbërrin në Burojë

Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe shkon në Kosovë, shkak gjendja shëndetësore e babait

2 Shtator 2023, 17:07| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 20:19

  • Share

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ‘lënë’ burgun në Hagë dhe është kthyer për herë të dytë në Kosovë. Shkak për vizitën e Thaçit është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e babait të tij. Kjo është hera e dytë që Thaçi lë burgun dhe vjen në Kosovë, që prej nëntorit të vitit 2020, kur është dërguar në Hagë ku akuzohet për krime lufte. Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale. 

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Mediat kanë publikuar edhe një foto të makinës me të cilën Thaçi ka mbërritur në Kosovë, ndërsa pas vizitës ai pritet që të niset sërish drejt Hagës. Forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë. 

Babai i Thaçit është i sëmurë prej kohësh. Para pak ditësh, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, është trajtuar edhe në spital.

Kujtojmë që vizita tjetër e Thaçit në Kosovë është zhvilluar më 29 maj 2023, pasi Thaçi erdhi për të viiztuar nënën e tij e cila po ashtu ishte e sëmurë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?