Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Kosova & Rajoni

Akuzat për krime lufte, Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale

14 Shtator 2021, 08:20| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 09:43

  • Share

HAGË- Ish-krerët e UÇK, ditën e sotme do të dalin përpara Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo është seanca e shtatë që do të mbahet në lidhje me ecurinë e çështjes për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Në kalendarin e Gjykatës Speciale thuhet se konferenca do të nisë në orën 14:30, ndërsa pritet që avokatëve t’iu dorëzohen materialet hetimore, në mënyrë që të vijojë gjyqi.

Në seancën e fundit që është mbajtur më 21 korrik ka pasur debate mes avokatëve të të akuzuarve dhe prokurorisë, kjo për shkak se kjo e fundit nuk i ka dorëzuar plotësisht të gjitha materialet hetimore. Avokatët kanë arritur të marrin pothuajse 30% të dosjes, ndërsa ju mungon dhe një pjesë e konsiderueshme, përkatësisht 70% e saj.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve të UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi qëndrojnë në paraburgimin e Hagës që prej 5 Nëntorit dhe akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?