Igli Hasani dhe David Cameron

Hasani takon sekretarin e Jashtëm britanik: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve

30 Nëntor 2023, 09:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 09:37

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup në datat 30 Nëntor - 1 Dhjetor 2023.

Pak pas mbërritjes në Shkup, Ministri Hasani është takuar me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

“Kënaqësi të nisja  angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nënvizoi Minstri Hasani në platformën X.

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e Shkupit.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023, për t’ia kaluar atë Maltës për vitin 2024.

Igli Hasani dhe David Cameron

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?