Igli Hasani dhe Shqiprim Arifi

Ministri i Jashtëm takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Qëndrojmë krah jush për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi

6 Nëntor 2023, 18:26| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 19:13

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiun.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani bën me dije se gjatë takimit ka theksuar mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.

"Ne qëndrojmë përkrah përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi",- shkruan Hasani.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?