Hasani: Nga viti tjetër akademik 30 bursa për studentët e Luginës së Preshevës! Akomodim falas e mundësi punësimi nga Bashkia e Gjirokastrës gjatë verës

7 Mars, 09:59| Përditesimi: 7 Mars, 12:17

  • Share

Qeveria shqiptare do të vijojë punën e saj të pakushtëzuar për mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani lancoi sot nismën “Për shqiptarët në rajon”, që nis me mundësitë e arsimit në Shqipëri të të rinjve në Luginën e Preshevës.

Pas takimit me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, rektorëve të 5 universiteteve në Shqipëri, përfaqësueve të 5 bashkive respektive,  Ministri Hasani nënvizoi se është është dakordësuar dhënia e 30 bursave të studimit dhe akomodim falas çdo për studentët nga Lugina e Preshevës, nga universitetet dhe bashkitë e Tiranës, Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.

Nuk është e rastësishme që Shqipëria ka zgjedhur pikërisht arsimin si fokusin kryesor të mbështetjes për Luginën. Ne besojmë që pikërisht nga arsimi fillon e gjithë përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin politik, ekonomik, kulturor e social të këtij komuniteti të bashkëkombësve tanë të cilët përballen me një situatë jo të lehtë dhe meritojnë gjithë mbështetjen tonë”, tha Ministri Hasani.

Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë ka bërë një punë të mirë për të dakordësuar bashkëpunimin mes Unionit të Afaristëve Shqiptarë dhe Fondit Humanitar të Luginës së Preshevës me Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës dhe Këshillin Kombëtar të Agro-bujqësisë.

Ndërkohë, janë duke u shqyrtuar me shumë prioritet, mënyrat sesi mund të ofrohet për Luginën, mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në Shqipëri por mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias.

Përveç këtyre nismave, në të ardhmen e afërt, objektivat do të materializohen edhe me projekte të tjera në ndihmë të komunitetit shqipta.

Së pari, për të frenuar  pasivizimin e adresave, çka padyshim është diçka që na shqetëson shumë. Së dyti, për njohjen e  diplomave dhe thellimin e shkëmbimeve kulturore, ekonomike e tregtare, sepse besojmë se kjo do të kontribuojë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës; thellimin i bashkëpunimit me faktorin shqiptar, kudo në rajon. Garantimi i të drejtave të tyre të gjithë shqiptarëve dhe fuqizimi i tyre politik, social e ekonomik, janë prioritete të punës tonë”, nëvizoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.  

Bursat për studentët e Luginës së Preshevës në sejcilin prej 5 universiteteve, akomidimi i tyre nga bashkitë respektive si dhe punësimi gjatë muajve të verës në disa prej qyteteve do të nisin nga viti akademik 2024 – 2025. Ndërkohë, në universitetin e Gjirokastrës nisën studimet 3 studentët e para nga Lugina e Preshevës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/03/2024 01:21

    Keni bere shume mire qe mendoni per studentet shqiptare te viseve shqiptare te mbetura ne Serbi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?