Hasani nënshkruan deklaratën e Shkupit: Lufta kundër korrupsionit, prioritet

30 Nëntor 2023, 21:35| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 21:42

  • Share

1701376831_4068477501221246456560786964043368088956111747n.jpg

Ministrat nga rajoni kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën Juglindore përmes konfiskimit dhe digjitalizimit të aseteve, të enjten gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së, që po mbahet në Shkup. Deklaratën e Përbashkët për Luftimin e Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes rikuperimit të aseteve dhe përdorimit të dixhitalizimit e  nënshkroi edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë për Shqipërinë është një prioritet brenda dhe jashtë vendit.

“Nënshkrova sot në Shkup Deklaratën e Përbashkët për Luftimin e Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes rikuperimit të aseteve dhe përdorimit të dixhitalizimit. Ndava të njëjtin mendim me Ministrin Osmani për rëndësinë e kësaj përpjekjeje përballë rreziqeve serioze që paraqet korrupsioni në rajonin tonë. Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë për Shqipërinë  është një prioritet brenda dhe jashtë vendit. Vendimi në Ministerialin e OSBE-së në vitin 2020 në Tiranë për “Për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit nëpërmjet dixhitalizimit dhe rritjes së transparencës” është një shtyllë strategjike e dimensionit ekonomiko-mjedisor të OSBE-së”, shkruan Hasani në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Samiti në Shkup, Sergei Lavrov: OSBE-ja është bërë vegël e BE-së! Hasani e replikon: Rusia dhe lufta e saj, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?