Hasani ligjeratë në akademinë diplomatike në Madrid! Studentë nga Amerika Latine, në Tiranë për studime

15 Mars, 13:58| Përditesimi: 15 Mars, 14:00

  • Share

Gjatë vizitës në Spanjë ministri ka dhënë një ligjeratë dhe ka bashkëbiseduar me diplomatë të Akademisë Diplomatike të Spanjës. Në fund të takimit një grup studentësh, kryesisht nga vendet amerikano-latine, vendosën aty që në momentin kur t’i kërkohet për të zgjedhur një vend të Evropës për të bërë praktikën do të vijnë në Shqipëri.

“Me një grup studentësh ndërkombëtarë nga Akademia Diplomatike e Spanjës, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacioni më i mirë për programin e tyre të studimit”, ka shkruar Hasani teksa ka postuar edhe foto me studentët që do të vijnë në Tiranë.

Një lajm i rëndësishëm edhe në kuadër të turizmit, ku turistë nga Spanja janë shtuar shumë vitet e fundit, por edhe të parit të Shqipërisë si një vend shumë i mirë për shkëmbim eksperiencash mes diplomatëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?