Has/ 22 familje në fshatin Helshan në rrezik! Banorët në protestë: Transformatori e telat e korrentit përtokë, na rrezikohet jeta

13 Mars, 17:37| Përditesimi: 13 Mars, 18:13

  • Share

Rreth 22 familje të lagjes Gaxhaj të fshatit Helshan të Bashkisë Has për gati një vit kanë problem me një transformator të tensionit të lartë dhe me linjat e transmetimit të energjisë.

Banorët të cilët këtë pasdite u mblodhën në një protestë thanë se po u rrezikohet jeta nga amortizimi i rrjetit pasi shtyllat prej druri janë duke rënë. Po ashtu edhe telat përcjellës. Transformatori është i amortizuar dhe i pa rrethuar.

“Kjo është toka ime, lopën me e fut këtu ajo ngordh.

Jemi tre familje, jemi në rrezik, është transformatori duke u rrëzuar. S’dimë ca të bëjmë, shteti nuk përgjigjet. S’dimë ca të bëjmë. Vetëm me ik prej këtu.

22 familje, këtu poshtë jemi të gjithë të rrezikuar. 1 metër e gjysmë e ke telin lart mbi tojë. Më i rrezikuari jam unë dhe ato shtëpia, nuk futem dot as me punuar tokën, asgjë. Dje kam qenë duke mbet në korrent.  Ajo me ra në tarracë më kall gjithë shtëpinë. Nuk na trajtojnë si shqiptar, si me qenë kamikaz. Kurrë s’ka vënë shteti dorë këtu, ka mbet që në 1968.

Që tre ditë kjo kabinë me defekt, që në orën 9 presim. Shiheni ca gjendje është, komplet linjat janë përtokë, me fëmijë të vegjël me pleq. Veç me shku me ra në korrent s’kemi ca me bo. Kemi një vit që bëjmë kërkesë ejani rregulloni. Shtyllat janë që të ’68”, thonë banorët.

Ndërkohë nga ekipet e OSHEE po punohet për rregullimi  e defekteve dhe linjave të transmetimit, pasi prej tre ditësh banorët e kësaj lagjje janë pa energji si pasojë edhe e motit të keq me shi dhe stuhi që përfshiu bashkinë Has tre ditët e fundit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?