Raketat ruse vijojnë të godasin pa pushim në ditën e dytë të pushtimit, 5 shqiptarë ende në Ukrainë! Ja qytetet në të cilët ndodhen

25 Shkurt 2022, 09:23| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 09:43

  • Share

Në ditën e dytë të luftës, pas sulmit nga Rusia, Report Tv mëson se në Ukrainë kanë mbetur edhe 5 qytetarë shqiptare, nga 11 që ishin në total. Shqiptarët që ndodhen atje, punojnë për OSBE-në ( Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Evakuimi i tyre do të bëhet në bashkëpunim me OSBE-në dhe në rast të zonave me rrezik do të diskutohet edhe me Rusinë. Shqiptarët ndodhen në Luhansk (zonë rebele), Mariupol/qarku Donetsk, Kramatorsk/qarku Donetsk, Kherson, Kharkiv.

Ministrja e Jashtme një ditë më parë tha se që para 10 ditësh u ka bërë thirrje për largim nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit të vënë në dospozicion. Xhaçka tha se janë në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve.

Sot në ditën e dytë të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Kievi është zgjuar me shpërthime të fuqishme. Numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316 të plagosur. Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?