Kronikë

Harta e re 'shkrin' 10 gjykata, vetëm 1 apel në Tiranë! Avokatët e Sarandës: Padrejtësi, qeveria mos ta miratojë

14 Tetor 2021, 18:55| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 19:02

  • Share

Pas avokatëve të Korçës e Lezhës, shkrirjen e gjykatës së faktit e kundërshtojnë edhe avokatët e Sarandës. Në draftin e siguruar nga Report Tv rezulton se një ndër 10 gjykatat që do të shkrihet është edhe ajo e qytetit bregdetar.

Drafti i Këshillit të Lartë Gjyqësorë shkrin 10 gjykata duke lënë në të gjithë vendin vetëm 12 gjykata fakti. Mes shumë zërave që e kanë kundërshtuar këtë projekt, si nga juristët edhe grupet e interesit, është edhe avokati Ilir Nikolla.

"Gjykata e Sarandës është një gjykatë që ka rreth 3 mijë çështje gjyqësore civile, rreth 2 mijë çështje gjyqësore penale. Pas këtyre janë njerëz, të cilët nëse shkojnë në Gjirokastër, unë mendoj që kjo zgjidhje është e pamundur për ta. Shtohen hallet e tyre, problematikat e tyre. Dhe kjo reformë nuk ka pasur si synim këtë, por për ti ardhur në ndihmë komunitetit. Ky transferim është në dëm të komunitetit. Ndaj vendimmarrja e qeverisë duhet të jetë absolutisht në kundërshtim me këtë propozim të KLGJ. Gjykata e Sarandës duhet të mbetet në Sarandë sepse i shërben Sarandës, Konispolit, deri në Borsh", tha avokati.

Gjykata e Sarandës do të shkrihet dhe i mbetet detajeve që do të saktësohen në draftin që do duhet të marrë vulën e qeverinë, për të caktuar se në cilin qytet do të zhvendoset.

Harta e re gjyqësore të cilën grupi i punës nga KLGJ dhe ekspertët kanë propozuar në Ministrin e Drejtësisë për miratim parashikon shkrirjen e gjykatave të Tropojës, Kurbinit, Krujës, Kavajës, Matit, Pogradecit, Lushnjes, Pukës, Përmetit dhe Sarandës.

Po ashtu ky draft sjell edhe shkrirjen e 5 gjykatave të Apelit në rrethe duke e përqendruar në një Apel të vetëm në kryeqytet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?