Kronikë

Harta e re gjyqësore në shtator, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ nuk arrijnë dakordësinë! I rikthehen tryezave të konsultimit me avokatë dhe publikun

30 Korrik 2021, 11:42| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 11:01

  • Share

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria nuk kanë arritur në një dakordësi sa i përket hartës së re gjyqësore, për këtë arsye rikofigurimi i Apeleve dhe gjykatave të rretheve është lënë për në muajin shtator.

Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report TV, teksa mësohet se në shtator pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të krijojnë edhe tryeza për konsultim me grupet e interesit, me publikun dhe avokatë.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Një gjë e tillë është rrëzuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha në një intervistë për Report Tv se është kundër që vendi të ketë një Gjykatë Apeli pasi kjo do të sillte një kolaps.

Nga ana tjetër, rikonfigurimin e hartës së re gjyqësore e kërkoi pak ditë më parë edhe kryeprokurori Olsian Çela, ku kërkoi që të ndryshohet harta e re gjyqësore në mënyrë urgjente.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?