Harta e re gjyqësore, përfundon bojkoti 4 ditor i avokatëve, Dhoma e Avokatisë paralajmëron: Do përshkallëzojmë qëndrimin tonë në të ardhmen drejt një bojkoti total

17 Qershor 2022, 17:54| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 18:08

  • Share

Sot ka përfunduar bojkoti 4 ditor i avokatëve, të cilët kanë protestuar kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ.

Dhoma Kombëtare e Avokatëve i kërkon Këshillit të Ministrave, si organ vendimarrës, për miratimin e hartës gjyqësore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bëra, përndryshe thekson se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre në të ardhmen, drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, bojkoti përmbushi qëllimin për të cilin u mor ky vendin, duke e konsideruar si fillim të një procesi për përmbushjen e kërkesave të lidhura me ushtrimin e profesionit të avokatit.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se me keqardhje është konstatuar se kjo hartë gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesën e eficencës në realizimin e të drejtës e mbrojtjes së qytetarëve si dhe në rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit.

Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë  vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?