Butrint Imeri

Harron Kiara Titon/ Butrint Imeri në një romancë të re, ja kush është vajza ‘misterioze’ që u shfaq në krahët e tij

23 Maj 2023, 14:48| Përditesimi: 23 Maj 2023, 15:11

  • Share

Këngëtari Butrint Imeri është vënë në fokus të portaleve ditët e fundit, pasi po përflitet se ai ka nisur një romancë të re me një 22-vjecare, me të cilën ndau edhe foto dhe video në profilin e tij në instagram.

Butrinti u shfaq pak kohë më parë krah një vajze dhe kaq u desh që të aludohej për një romancë të re, pavarësisht se vajza nuk dihej se kush ishte.

Këngëtari i njohur ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Meksikë, në një prej të cilave ai shfaqet i shoqëruar nga një femër në bikini e cila qesh në krahët e tij. Imazhi vetë tregon se bëhet fjalë për të dashurën e tij të re.

Vajza ‘misterioze; që ka pozuar krah këngëtarit është nga Venezuela dhe quhet Emily Acevedo dhe ajo është shumë e re, vetëm 22 vjeç.

Pak ditë më parë këngëtari ndau në profilin e tij një video me bukuroshen 22-vjecare, duke bërë kureshtarë ndjekësit e tij, nëse bëhet fjalë për një lidhje mes tij dhe vajzës në video apo ajo është thjesht pjesë e ndonjë videoklipi të ardhshëm. Ata u shfaqen të lumtur në një makinë duke kënduar një këngë të Rihannës.

Kujtojmë se Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar, e sidomos për lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito.

1684847237_Screenshot20230523155735.jpg

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hasa: 30/05/2023 13:43

    SA MIRE KE BO QE E KE HARRU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?