VIP & Spektakël

VIDEO/ Harron Borën?! Donaldi dhe Beatrixi lahen bashkë në dush

29 Nëntor 2021, 13:54| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 14:07

  • Share

Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, kanë nisur që të flirtojnë së bashku, që pas daljes së Semi Jaupajt nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’.

Dyshja janë parë shumë të afërt gjatë këtyre ditëve e madje së fundmi janë larë bashkë në dush. E veshur me bikini të verdha, ajo i kërkoi Veshajt ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët. Donaldi u tregua i gatshëm ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishme në zonën e tualeteve.

Donaldi dhe Beatrix janë parë bashkë edhe në momente të tjera gjatë ditës. Kujtojmë se Donaldi i ka premtuar edhe moderatores Bora Zemani se do të sqarojnë marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin kur të dalë jashtë, pas puthjes së famshme që shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?