Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në provincën e Savonës pasi ka sulmuar një makinë ku ndodhej një grua dhe tre fëmijët e saj. E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se zonja e cila po drejtonte makinën kishte harruar të ndizte sinjalin për të treguar se po merte kthesën, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të shqiptarit i cili doli në rrugë dhe theu xhamin e përparmë të makinës që drejtohej nga gruaja. Pas arrestimit, ndaj tij rëndojnë akuzat për dëmtim të pronës materiale, dhunë psikologjike dhe fizike ndaj drejtueses së makinës. Të tre fëmijët të cilët ndodheshin në makinë u frikësuan nga ngjarja e ndodhur. Ndërsa më vonë shqiptari shprehu pendesë për ngjarjen e ndodhur dhe u premtoi oficerëve të policisë se do të paguante dëmet ë i kishte shkaktuar makinës së drejtuar nga mamaja e tre fëmijëve.