Petrit Malaj dhe Ramush Haradinaj

Haradinaj pret në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë

5 Dhjetor 2023, 13:39| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 13:40

  • Share

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai ka thënë se i ka uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj.

“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike. Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj", shkroi Haradinaj.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?