Haradinaj ia thotë troç Prokurorit të Speciales: Kam vrarë ushtarë serb sa kam mundur, jo aq sa kam dashur (VIDEO)

13 Janar 2022, 11:40| Përditesimi: 13 Janar 2022, 11:42

  • Share

Nasim Haradinajt, ish-ushtar i UÇK-së, është ende në proces gjyqësor në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës. Ai ka dhënë dëshminë e tij dje në gjykatë pasi akuzohet për publikimin e dokumenteve që dyshohet ë kenë rrjedhur nga Specialja. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Organizatës së Veteranëve ku është nënkryetar janë ndërmarrë për shkak të transparencës.

Haradinaj para Prokurorit të Gjykatës Speciale ka thënë se në Koshare ka vrarë ushtarë të MIlloshevicit, por që sipas tij nuk ka mundur aq sa ka dashur.

 “Në Koshare ushtarë s’kam mujt me vra sa kom dashtë, as ata s’kanë mujt me më vra, lufta është luftë. E di që kom gjujtë dhe kom vra ushtar të uniformuar, bile s’kam mujt me vra sa kam dashtë, s’ka të bëj kjo me civil.”  ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se ka vra edhe oficer, siç ka kuptuar nga armiku. Ndërsa ka shtuar se nga Suedia nuk është kthyer për të dhënë lule, por për të dhanë jetën.

“Kam vra ushtar, bile edhe oficer, s’jam kthy nga Suedia me dhënë lule, jam kthye me e dhanë jetën. Jam plagosë nga ata, por në vendin tim me kanë sulmu dhe i kam sulmu, nuk jam shku në Serbi, por në vendin tim me uniformë kam qenë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir Ahmati: 14/01/2022 01:11

    Hallall te qoft trim me zemer e me shpirt

    Përgjigju
  • Ilir Ahmati: 14/01/2022 01:10

    Hallall te qofte trim me zemer e me shirt

    Përgjigju
  • Mirel: 13/01/2022 17:50

    Hajde trim te paste shpia dhe shqiptaria????! Shqiptaret ta kane borxh per sa kohe te ekzistojne sakrificen qe ke bere. Rrespekte per jete o Shqipe

    Përgjigju
  • Atdheu: 13/01/2022 11:56

    Gjigand. Repsekte per Uck dhe trimat e saj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?