Aleksander Vuçiç dhe Ramush Haradinaj

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiç: Mos ki frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon

19 Janar 2021, 14:54| Përditesimi: 19 Janar 2021, 15:29

  • Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi ish-kryeministrin e Kosovës si njeri të rrezikshëm, pasi Haradinaj paralajmëroi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se  “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”. Në postimin e tij Haradinaj i kërkoi Vuçiç të mos tregohet nervoz dhe shtoi se nëse Serbia dëshiron ta shmangë bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, atëherë duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiç. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Ai tutje sqaroi deklaratën e tij për bashkimin kombëtar, që tha se vjen si rezultat i neglizhencës së Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.


Lajmi kryesor:

Vuçiç: Krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, kërcënim për Serbinë dhe BE


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?