Hapja e dosjeve shton punën, Autoriteti: Duam fonde shtesë! Opozita: Ligji s’ka hyrë në fuqi, absurde shtesa e fondeve

8 Nëntor 2022, 18:36| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 21:00

  • Share

Autoriteti i dosjeve kërkoi shtesë fondesh në buxhetin e vitit 2023 për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet ligjore të miratuara së fundmi nga parlamenti për hapjen e dosjeve. Kryetarja e autoritetit të dosjeve Gentiana Sula tha në komisionin e Ligjeve se pa hyrë në fuqi ndryshimet e miratuara, volumi i punës për institucionin është shtuar 30 %.

‘Po ashtu edhe ndryshimet politike me vetedeklarimet e figurave të ndryshme për zgjedhje, lindin nevojën për shtesë stafi. E shohim veten me volum të shtuan, 30 % e shtuar puna me një vit më parë,. Pa hyrë në fuqi ndryshimet ligjore që priten. Kemi kërkuar buxhet shtesë edhe për shërbime në godinën e re. Mungon shtesa 7% e planifikuar nga qeveria për administratën. Pajisja me mjete teknologjike. Përmirësim i softëerit. Fonde edhe për të pagjeturit.’- u shpreh Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

Por deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi e konsideroi absurd faktin që kërkohet shtesë në buxhet për ndryshime që ende nuk kanë hyrë në fuqi.

‘Ju keni ende vakanca? Si po e investoni buxhetin e shtetit për një gjë që nuk ka hyrë në fuqi. Po për lustracionin keni parashikuar gjë? Ato ndryshime nuk deklasifikuan dosjet, procedura e hapjes nuk është deklasifikim. Neni i Ballës për hapjen e dosjeve, ka aq shumë kushte për të mos hapur asgjë.’- tha Bylykbashi.

Deputeti i PD Alibeaj kërkoi që në fondet për autoritetin e dosjeve të akordoheshin fonde për të investuar në burime njerëzore dhe teknologji për çështjen e të pagjeturve, ndërsa deputetja dhurata çupi kërkoi që burgu i Burrelit, ku qëndruan të dënuarit politikë në diktaturë të kthehej në muze

‘Burgu i Burrelit, ka qenë i vetmi politik deri në 1991. 186 të burgosur dolën kur u hap. Të kthehet në një vend pelegrinazhi, ta miratojmë fondin edhe po e kërkuat.’- tha Çupi.

‘Do bëjmë vend kujtese Spaçin dhe Tepelenën. Është nën varësinë ministrisë së drejtësisë, por mund të fillojmë punën për mbledhjen e materiale.’- u shpreh Sula.

‘Një pjesë e këtij burgu, mund të kthehet në muze kombëtar, unë do e kërkoj këtë.’- tha Çupi.

‘Çështja e gjetjes së eshtrave, kërkon buxhetim për burimet njerëzore. Sa është nevoja në burime njerëzore apo teknologji për të pagjeturit?’- u shpreh Alibeaj.

Ndërkaq avokatja e Popullit ngriti shqetësimin në Komision se për vitin 2023, buxheti parashikon ulje fondesh krahasuar më këtë vit. Ajo kërkoi shtesë fondesh për shpenzimet operative. Po ashtu edhe shkolla e magjistraturës kërkoi shtesë fondesh për çështjen e bursave të studentëve magjistratë. 

  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?