Politikë

Hapet tuneli nr 3 tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ që pritet të lehtësojë trafikun: Në funksion që nga mesnata e sotme

31 Mars 2021, 20:24| Përditesimi: 31 Mars 2021, 20:49

  • Share

Është hapur tuneli numër 3 tek rrethrrotullimi i ish- Sheshi-Shqiponja. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve tha se hapja e tunelit do të ulë trafikun e mjeteve që vijnë nga Durrësi për në Tiranën e Re.

Më tej ministrja Balluku tha se tashmë janë dy akse të lira për të hyrë në Tiranë dhe se nuk do të ketë më ngecje dhe bllokim trafiku për shkak të kantierit të ndërtimit.

'Hapet për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në nyjen Shqiponja, duke lehtësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve. Tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme.'- njofton ministria.

Gjatë inspektimit u theksua se pas disa javësh, trafiku në ish-sheshin “Shqiponja” nuk do të jetë më problem. “Qytetarët me shumë të drejtë kanë pasur ankesa. Po ne na është dashur të jemi të kujdesshëm,” tha ndër të tjera Balluku. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?