Hapet tenderi për projektet për ndërtimin e pallateve në 7 bashki

23 Qershor 2020, 13:28| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 13:31

  • Share

TIRANE-Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin e radhës në kuadër të rindërtimit për hartimin e projekteve për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Fondi limit i përcaktuar është 202,6 milionë lekë aq sa është edhe vlera e përcaktuar në buxhetin e shtetit. Marrëveshja kuadër sipas dokumenteve do të zgjasë 12 muaj. Marrëveshja kuadër do të zbatohet me dërgimin e ftesave për ofertë tek operatorët ekonomikë, palë në marrëveshje. Ndërkohë të gjitha kompanitë e interesuara mund të konkurrojnë deri më datë 3 korrik 2020.

”Objekti i marrëveshjes kuadër konsiston ne hartimin e projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë kostot për shërbime të rilevimeve topografike, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të shërbimeve gjeologjike që i takojnë nëntokës e punimeve në themel, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kriteret për vlerësimin e ofertave:
Fituese do të zgjidhet oferta ekonomikisht më e favorshme, konkretisht;

Çmimi më i ulët do të vlerësohet nga 0-60 pikë por oferta të jetë me përshkrim.

Cilësia e ofertës do të vlerësohet nga 0-30 pikë, ku oferta duhet të jetë me treguesit dhe analizë cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj.                                                                                   

Si dhe koha e zbatimit të kontratës vlerësohet deri në 10 pikë, ku operatori ekonomik duhet të tregojë aftësinë për t’i transformuar kërkesat e specifikimeve teknike dhe kostot në plan pune konkret, me qëllim për të realizuar shërbimet sipas afatit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?