Hapet tenderi 74.1 mln lekë për projektin e autobusëve elektrikë! Pilotimi nis në Tiranë, Durrës dhe Vlorë

21 Janar 2021, 15:00| Përditesimi: 21 Janar 2021, 15:03

  • Share

Nuk do jetë e largët koha kur në Tiranë transporti publik të bëhet me urbanë elektrikë. Agjencia e Eficencës së Energjisë ka hapur tenderin me vlerën 74.1 milionë lekësh, për të hartuar projekt-idenë për Elektrifikimin e linjave të transportit  në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës, që do të zhvillohet me faza.

“Ky projekt synon dhe trajnimin, ngritjen e kapaciteteve për operimin dhe menaxhimit e sistemit të transportit elektrik”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kalimi në një sistem të ri, do të thotë më pak ndotje, reduktim të varësisë nga lëndët djegëse fosile si dhe ulje të kostove të operimit në vend.

“Elektrifikimi i transportit rrugor do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në përmirësimin e cilësisë së ajrit nga njëra anë dhe mbrojtjen e klimës nga ana tjetër vetëm nëse përdorimi i elektricitetit vjen nga burime me karbon të ulët/ pa karbon (panele diellore, era, hidrike, gjeotermale)”, thuhet në studim.

Një fazë e rëndësishme e projektit, është infrastruktura e karikimit, jo vetëm ë pikat e mbushjes por edhe në shtëpi ose në punë, në zona parkimi publik apo komercial (dyqane, zona pushimi në autostradë).

“Autobusi elektrik për funksionimin ndër-urban do të ketë nevojë ose për një “depo” më të madhe të energjisë e cila karikohet në stacionin fundor ose për një depo më të vogël të energjisë që ngarkohet në varësi të mundësisë, në stacione autobusi”, thuhet në studim.

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 29 janar të këtij viti për të marrë pjesë në garë dhe nga momenti i nënshkrimit të kontratës  do kenë 9 muaj kohë për të ofruar këtë shërbim. Synimi është që deri në vitin 2030, pritet që flota e autobusëve të kalojë në elektrik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 21/01/2021 17:05

    Ala jan rruget e tiranes me gropa

    Përgjigju
  • Renzo: 21/01/2021 16:41

    Ore bëj Trotuare në çdo lagje për këmbësorë,shtro gropat e rrugëve,e vendos limit shpejtësie për makina + me barriera stopuese, në lagje

    Përgjigju
  • Loku: 21/01/2021 16:37

    Edhe mos lini te futemi me makine ne korsite e autobusit, se na eshte bere normale. Aq pak korsi sa ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?