Shkolla shqipe në Bari

Sociale

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë, brezat e ardhshëm s'do humbin identitetin

31 Tetor 2021, 20:49| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 20:54

  • Share

Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.

Duke qenë se iniciativa nga shoqata e grave shqiptare në Bari, Mburimi shkruan në mediat sociale se: 'Kur shkruani për gratë, duhet të zhysni stilolapsin në ylber dhe ta thani faqen me pluhurin e krahëve të fluturës.'

Hapjen e saj e ka përshëndetur edhe kryetari i grupit Parlamenter në Partinë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.  Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre. 

'Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë.  Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.'- shkruan ndër të tjera Balla.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/10/2021 23:54

    Po ndonje perpjekje per mbledhjen,ruajtjen dhe mesimin e arberishtes eshte bere? A ka ndonje fjalor arberisht-shqip,bere nga gjuhetaret dhe akademiket tane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?